Administrata e Presidentit Donald Trump mund të rifillojë pjesërisht financimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, por ende nuk ka marrë një vendim. Në një postim në Twitter, Presidenti Trump tha të shtunën se po shqyrton një numër propozimesh, duke përfshirë uljen e kontributit ndaj kësaj organizate deri në 10 përqind të asaj që Shtetet e Bashkuara kanë paguar deri tani.