Top News – SHBA miratoi vaksinën/ Të martën, 4 milionë doza të Johnson&Johnson
01/03/2021 19:39

Prej ditës së martë fillon shpërndarja e vaksinës së tretë të miratuar për përdorim emergjent në Shtetet e Bashkuara. Sipas një zyrtari të lartë të administratës rreth 4 milionë doza të vaksinës Johnson & Johnson do të jenë në dispozicion prej mëngjesit të së martës krahas dy vaksinave të miratuara më parë, ato të kompanive Pfizer/BioNTech dhe Moderna-s. Vaksina e kompanisë Johnson & Johnson pritej me padurim nga zyrtarët amerikanë të shëndetësisë kryesisht për faktin se ajo përdoret me një doze të vetme. Por zyrtarët u kanë kërkuar amerikanëve të marrin cilindo vaksinë që është në dispozicion për ta, duke përsëritur se të treja janë të sigurta dhe efektive. Sipas të dhënave nga një studim që përfshinte tre kontinente vaksina e kompanisë Johnson & Johnson është 85% efektive kundër sëmundjeve të rënda, shtrimeve në spital dhe vdekjeve nga COVID. Ajo ofron mbrojtje edhe në vendet ku po përhapet varianti i Afrikës së Jugut. Kompania Johnson & Johnson po kërkon gjithashtu autorizim për përdorimin të vaksinës në Evropë dhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Prej fillimit të pandemisë rreth 28.6 milionë amerikanë janë infektuar me COVID-19 dhe më shumë se 513 mijë kanë humbur jetën. Ndërkohë një studim ndërkombëtar tregon se në disa vende ka një prirje në rritje për marrjen e vaksinës. Studimi i firmës “Kekst CNC” tregon se 89% e britanikëve janë tani pro-vaksinimit, krahasuar me 65 për qind në shtator të vitit të kaluar. Në Suedi 76 për qind janë në favor, krahasuar me 51 për qind në shtator. Sipas studimit, 68 për qind e meshkujve në mbarë botën e mbështesin vaksinimin, por mes grave kjo shifër është më e ulët, 55 për qind.

Top Channel/ Qëllohet me dron anija që transportonte gaz në kufi me Ukrainën, evakuohet gjithë fshati
17/11 19:57
Top News – Zelenski merr 100 Rafale në Paris / Avionë luftarakë francezë për t’u mbrojtur nga Rusia
17/11 15:09
Top News – Kryeministrja dënohet me vdekje / Shtypi me forcë protestat e studentëve në Bangladesh
17/11 15:00
Top Channel/ Emigracioni në Angli, ndryshime drastike: Si preken shqiptarët, flet avokati!
17/11 14:55
Top News – Neptune, Flamingo dhe ‘Ferr’…Armët me rreze të gjatë veprimi ‘Made in Ukraine’
17/11 14:52
Top News – Shpërthen tre herë mali…Alarm në Japoni, anulohen me dhjetëra fluturime
17/11 14:51
Top News – Polonia rihap kufirin me Bjellorusinë / U mbyll pas tensioneve me aleaten e Moskës
17/11 14:49
Top Channel/ Përmbytje shkatërrimtare në Itali, dy të zhdukur: Uji “fshin” shtëpinë!
17/11 14:43
Top News – Njerëzit mbi çati, çmendet moti në Itali / Lumi shpërthen, balta rrëmben shtëpitë
17/11 14:33
Top News – Putin kërkon takim të ri me Trump / ‘Pendohet’ Kremlini: Shpresojmë për një samit tjetër
17/11 14:31
Top News- Çifti rumun abuzon me fëmijët/ Tentuan të transmetojnë videon live në Tik Tok
17/11 14:16
Top News – Kina paralajmëron Japoninë për Tajvanin / ‘Nuk do të heqim dorë nga përdorimi i forcës’
17/11 13:19
Top News – Mohammed bin Salman ‘mysafir’ i Trumpit / Mbrojtja, IA dhe energjia bërthamore në agjendë
17/11 13:19
Top Channel/ Ndryshon top-lista e vendeve armike të Rusisë: Mungon Kosova, ku renditet Shqipëria!
17/11 12:20
Top News – USS Gerald Ford përballë Maduros / Aeroplanmbajtësja amerikane mbërrin në Karaibe
17/11 12:16
Top News -‘Të publikohet dosja Epstein!’/ Trump ndërron mendje, i bën thirrje republikanëve
17/11 12:11
Top News – Izraeli po armatos Gjermaninë / 80 vite pas Holokaustit, ‘po kthen fuqinë ushtarake’
17/11 12:07
Top News – Zelenski në Paris, Rusia zjarr në Ukrainë / Sulme vdekjeprurëse mbi qytete, disa viktima
17/11 12:06
Top News – Më e keqja ka ndodhur…! Shpërthim në shinat e trenit, Polonia: Akt sabotazhi
17/11 11:58
Top Channel/ Gjuhët e huaja, studimi i ri: Kush flet më shumë, plaket më ngadalë!
17/11 11:16
BILETA Portokalli - Bileta