Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, tha të dielën se Uashingtoni i ka dërguar një mesazh privat Teheranit për rebelët Huthi të mbështetur nga Irani, që janë përgjegjës për sulmet kundër anijeve tregtare ndërkombëtare në Detin e Kuq. “Ne ua dhamë mesazhin privatisht dhe jemi të bindur se jemi të përgatitur mirë”, tha Biden për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, një ditë pasi forcat amerikane dhe aleatët e tyre, bombarduan për herë të dytë shënjestrat e Huthit në Jemen. Hollësitë e mesazhit privat nuk u bënë të ditura.