Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken theksoi të martën në biseda telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Sebisë, Aleksandar Vuçiç rëndësinë e dialogut mes dy vendeve të ndërmjetësuar nga BE-ja. Në një njoftim të zëdhënësit të Departamentit të Shtetit Ned Price lidhur me bisedën e zotit Blinken me kryeministrin Kurti, thuhet se gjatë bisedës u fol gjithashtu për rëndësinë e për angazhimit të vazhdueshëm të Kosovës “për integrimet evropiane dhe euroatlantike si jetike për arritjen e paqes dhe mirëqenies së qëndrueshëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor”.