Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken gjendet në Izrael në shenjë solidariteti dhe mbështetjeje për vendin që përgatitet t’u përgjigjet sulmeve vdekjeprurëse të grupit militant Hamas. Sekretari Blinken po informohet nga zyrtarët izraelitë për nevojat që ka vendi ndërsa përpiqet të lirojë pengjet e marra nga Hamasi, të rifitojë kontrollin e kufirit me Gazën dhe të shkatërrojë kapacitetet operacionale të Hamasit.