Pekini ka paralajmëruar të hënën Shtetet e Bashkuara dhe Japoninë “të mos krijojnë armiq imagjinarë”, pasi shtetet kanë kritikuar veprimet e Kinës në Detin e Kinës Jugore, në bisedimet e mbajtura në Tokio gjatë fundjavës. “Ne u bëjmë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Japonisë që të mos ndërhyjnë në punët e brendshme të Kinës dhe të mos krijojnë armiq imagjinarë”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Lin Jian.