Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mbyllur zyrtarisht 83 për qind të programeve të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, USAID. Janë gati 5200 kontrata që pas auditimit gjashtëjavor të ndërmarrë pasi Donald Trump u betua si President anulohen sipas këtij vendimi, ndërsa 1 mijë kontratat që do të vijojnë do të administrohen drejtpërdrejt nga Departamenti i Shtetit.