Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur vendimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, i cili është dënuar me 26 vjet burgim për krime lufte. Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, ka thënë se vendimi i marrë më 16 dhjetor, është një hap që e ndihmon Kosovës për të garantuar sundim të ligjit dhe për të vënë drejtësi për viktimat.