Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier e ka bërë edhe njëherë të qartë përplasjen me kryeministrin Albin Kurti, duke theksuar pakënaqësinë e SHBA me qëndrimet e Qeverisë së tanishme të Kosovës. Megjithatë, ai thotë se përkrahja e SHBA-së për Kosovën, si vend, është e palëkundur.