Top News/ SHBA: ‘Ky është fillimi, jo fundi!’ Sulme ndoshta edhe në Iran, hakmarrja vazhdon
05/02/2024 14:21

SHBA ka si qëllim të kryejë sulme të reja mbi grupet e mbështetura nga irani në lindjen e mesme, tha këshilltari për sigurinë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë pas sulmeve mbi fraksionet e lidhura me teheranin në irak, siri dhe jemen, këto ditët e fundit. SHBA dhe britania e madhe sulmuan shënjestrat e Huthit në Jemen, një ditë pasi ushtria amerikane goditi grupet e mbështetura nga teherani në irak dhe siri, në shenjë hakmarrjeje ndaj sulmit vdekjeprurës mbi trupat amerikane në jordani. “Ne kemi ndër mend të kryejmë sulme të tjera, të ndërmarrim hapa shtesë, të vazhdojmë të japim një mesazh të qartë se SHBA do të përgjigjet kur forcat tona sulmohen, kur njerëzit tanë vriten”, tha Jake Sullivan. Sulmet janë përshkallëzimet më të fundit në një konflikt që është përhapur në lindjen e mesme që nga 7 tetori, kur grupi palestinez Hamas sulmoi Izraelin nga rripi i Gazës, duke ndezur luftën. Përpjekjet diplomatike të administratës Biden për të ndaluar përhapjen e konfliktit në lindjen e mesme vazhdojnë ndërkohë, me kryediplomatin amerikan Antoni Blinken që rikthehet në rajon. Grupet e mbështetura nga teherani që kanë shpallur mbështetjen e tyre për palestinezët, po ndezin rajonin. Hezbollahu sulmon shënjestrat izraelite në kufirin libano-izraelit, milicitë irakiane kanë sulmuar forcat amerikane në irak dhe siri dhe Huthit kanë sulmuar anijet tregtare në detin e kuq e madje edhe vetë izraelin me raketa e dronë. Irani deri më tani ka evituar të marrë një rol direkt në konflikt edhe pse mbështet këto grupe. Pentagoni ka thënë se nuk do luftë me iranin dhe se nuk beson se edhe vetë ai e do këtë. Këshilltari për sigurinë kombëtare në shtëpinë e bardhë, nuk pranoi të përgjigjej nëse shba mund të sulmojë edhe shënjestra brenda iranit, dicka që ushtria amerikane e ka evituar me kujdes. Por ai tha se sulmet e të premtes ishin vetëm fillimi dhe jo fundi i përgjigjes amerikane, dhe se do të ketë hapa të tjerë, disa prej tyre janë parë deri më tani, të tjerë ndoshta jo...

Top News – Ramazani mbërrin në Gaza / Nën një armëpushim të paqëndrueshëm, festë e zbehtë
18/02 16:42
Top News – Kthehet festa më e madhe në botë / Karnavalet e Rios, spektakël e kërcim deri në agim
18/02 16:36
Top News – Peshkaqeni i bardhë ‘zë në pritë’ zhytësit/Pamje rrënqethëse, lëshohet alarmi në Australi
18/02 16:21
Top Channel/ Skandali Epstein trondit Britaninë, nën hetim fluturimet e “Lolita Express”
18/02 15:30
Top News – Asnjë përparim i dukshëm / Përfundojnë bisedimet ‘e vështira’ Rusi-Ukrainë
18/02 15:17
Top News – Rusia dërgon luftanije në Iran / Përballë aeroplanmbajtëseve të Trumpit, lojëra lufte
18/02 14:38
Top News – Kanadaja del nga ‘sqetulla’ e SHBA. Investon miliarda dollarë për forcimin e ushtrisë
18/02 14:19
Top Channel/ Ortek në Kaliforni, 10 skiatorë zhdukur! Ekipet kërkojnë në Castle Peak
18/02 12:12
Top Channel/ India synon kryesimin global të AI! Plan 100 miliardë dollarë për qendra të dhënash
18/02 12:10
Top Channel/ Kriza godet industrinë gjermane, 124 mijë vende pune humben në uzinat e makinave
18/02 12:09
Top Channel/ “Lejohet të rrahësh gruan”! Ligji i ri në Afganistan, talebanët rregulla brutale
18/02 12:06
Top Channel/ Australia bllokon xhihadistin, Canberra ndalon kthimin nga Siria
18/02 12:05
Top Channel/ Ramazani i vështirë në Gaza! Besimtarët falen për paqe, kriza humanitare rëndon jetesën
18/02 12:04
Top Channel/ SHBA godet anije droge, 11 të vrarë në sulme në Paqësor dhe Karaibe
18/02 12:03
Top Channel/ Përparim në bisedimet Ukrainë-Rusi, Zelensky kundërshton kompromiset
18/02 12:02
Top News– Videoja shokuese, Alpet bëhen vdekjeprurëse / Orteku poshtë maleve, njerëzit të dëshpëruar
18/02 11:48
Top News – Kina kreu test bërthamor nëntokë / SHBA zbulon detajet: U regjistrua një shpërthim…
18/02 11:39
Top News – Lidhje më të thella me Grenlandën…Rajoni nordik ‘mobilizohet’ pas kërcënimeve të Trump
18/02 11:38
Top News – Pa ushqim, pa karburant, pa turistë / Jeta në Kubë po ndalet nën presionin e SHBA-së
18/02 11:34
Top News – Vatikani refuzon ftesën e Trumpit / Nuk do të marrë pjesë në ‘Bordin e Paqes’
18/02 11:31
DIGITALB DIGITALB