Ambasada amerikane në Kosovë ka publikuar fotografitë dhe një përmbledhje të shkurtë të vizitës së emisarit special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Duke përmendur takimet e Escobarit me liderët e Kosovës, opozitën, shoqërinë civile e përfaqësuesit e mediave “për të mbështetur çuarjen përpara disa çështjeve urgjente”, ambasada thekson edhe një herë mbështetjen për Kosovën.