I dërguari i posaçëm i BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak dhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar do të vizitojnë më 20 janar Kosovën, e më pas edhe Serbinë. Vizita vjen pasi Escobar dhe Lajçak janë takuar më 9 janar me ambasadorët e shteteve të NATO-s me të cilët kanë biseduar për situatën në Kosovë.