Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar nga Hondurasi që ta arrestojë ish-presidentin Juan Orlando Hernandez me qëllim të ekstradimit në ShBA, konfirmuan të hënën zyrtarët amerikanë. Disa policë dhe ushtarë mësohet se rrethuan lagjen ku ndodhet shtëpia e Hernandezit të hënën në mbrëmje. Prej muajsh po qarkullonin spekulimet se Shtetet e Bashkuara po planifikonin të kërkonin ekstradimin e Hernandez kur ai u largua nga detyra mes akuzave se ai kishte bashkëpunuar me trafikantët e drogës. Udhëheqësi i krahut të majtë Xiomara Castro e zëvendësoi atë si president muajin e kaluar.