Sekretari i Shtetit Antony Blinken u takua me ministrin e Jashtëm turk Hakan Fidan në Riad të Arabisë Saudite në prag të Forumit Ekonomik Botëror. Sekretari Blinken dhe ministri i Jashtëm turk, Fidan diskutuan mbi përpjekjet për të arritur një armëpushim të menjëhershëm që do të siguronte lirimin e pengjeve dhe do të ndihmonte në zbutjen e vuajtjeve të palestinezëve në Gaza.