Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar të enjten lirimin pa kushte të tre pjesëtarëve të policisë së Kosovës të ndaluar nga forcat serbe. Ky qëndrim u shpreh nga zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Mattheë Miller në konferencën e përditshme për shtyp. Zëdhënësi Miller ka shtuar se SHBA-ja dënon “dhunën e papranueshme ndaj forcave të KFOR-it, anëtarëve të zbatimit të ligjit dhe gazetarëve”. Ai ka thënë se SHBA-ja është e angahzuar direkt me të dyja palët dhe partnerët në rajon.