I dërguari i lartë amerikan Derek Chollet shprehu një ditë më parë shqetësimin e fortë për aktivitetin e grupit të kontraktorëve privatë ushtarakë “Ëagner Group” dhe për përpjekjet që mendohet se po bën ky grup për të rekrutuar ushtarë në Serbi dhe vende të tjera. Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit tha se i ka shprehur këto shqetësime gjatë bisedimeve në Beograd me Presidentin serb Aleksandar Vucic