Departamenti amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen e mundshme të raketave mbrojtëse të tipit “THAAD” për Emiratet e Bashkuara Arabe dhe shitjen e raketave gjurmuese të tipit Patriot për Arabinë Saudite. Marrëveshjet e veçanta kanë një vlerë rreth 5.3 miliardë dollarë, tha Pentagoni.