Pas raportimeve të mediave boshnjake se ish prokurori amerikan, Martin De Luca, tashmë pjesë e ekipit të presidentit amerikan, Donald Trump, ndodhet në Bosnjë për të hetuar keqpërdorimet e mundshme të parave të taksapaguesve amerikane; Top Neës ju drejtua me një kërkesë për informacion Departamentit Amerikan të Shtetit lidhur me vërtetësinë e faktit që po kryen hetime dhe nëse ato do të shtrihen edhe në vende të tjera të Ballkanit, përfshirë Shqipërinë.