Top News – SHBA: Hakerët rusë shënjestruan shtetet dhe qeveritë lokale
23/10/2020 14:06

Hakerët e sponsorizuar nga shteti rus kanë pasur në shënjestër dhjetëra rrjete të shtetit amerikan dhe të qeverive lokale në javët e fundit dhe kanë vjedhur të dhëna nga së paku dy serverë, tha Qeveria e Shteteve të Bashkuara. Byroja Federale e Hetimit (FBI) dhe Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe e Infrastrukturës thanë se aktivitetet e hakerëve të mbështetur nga Rusia, datojnë së paku nga fundi i shtatorit. Agjencitë thanë se, deri më sot, nuk ka asnjë tregues se hakerët kanë çrregulluar aviacionin, arsimin, zgjedhjet apo operacionet qeveritare. “Megjithatë, aktori mund të përpiqet të sigurojë qasje në opsione të ardhshme, për të ndikuar në politikat dhe veprimet e SHBA-së, ose për të delegjitimuar” shtetet dhe qeveritë lokale, thanë agjencitë. Ato nuk përmendën se kush ose çfarë është vënë në shënjestër, por vetëm thanë se fushata ishte kundër “një shumëllojshmërie të gjerë të shënjestrave në SHBA”. Sipas dy agjencive, hakerët, e identifikuar si Berserk Bear, Energetic Bear, Dragonfly e tjerë, kanë komprometuar me sukses infrastrukturën e rrjetit dhe kanë vjedhur të dhëna nga së paku dy serverë. Paralajmërimi vjen më pak se dy javë para zgjedhjeve të 3 nëntorit në SHBA. Shtetet e Bashkuara kanë thënë më herët se Rusia, e cila ka ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2016 në favor të zgjedhjes së Donald Trumpit president, po përpiqet të ndërhyjë sërish në zgjedhje. Rusia i ka hedhur poshtë akuzat për ndërhyrje në zgjedhjet në SHBA.

Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31
Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04
Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58
Top Channel/ Irani, Trump shënjestron urat e centralet elektrike: Shkatërrimin s`e kemi nisur ende!
03/04 11:57
Top News – Miliardat e luftës me Iranin. SHBA ‘sforcon’ xhepat për konfliktin në Lindjen e Mesme
03/04 11:41
Top Channel/ Greqia goditet nga stuhia “Erminio”: Rruhët kthehen në lumenj, viktima e dëme!
03/04 11:27
Top Channel/ Nuk iu bind, Hegseth shkarkon shefin e ushtrisë së SHBA: “Po del në pension”!
03/04 11:17
Top News – ‘SHBA, krime lufte në Iran’. Letra e 100 ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare
03/04 10:59
Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56