600 mijë emigrantë nga Venezuela pritet të dëbohen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sekretarja amerikane për Sigurinë Kombëtare Kristi Noem tha se po kërkon mënyra për të përshpejtuar largimin e tyre nga vendi, pasi u është shkurtuar lejëqëndrimi. Ajo i tha televizionit Fox Neës se shfuqizoi masën e administratës së mëparshme që shtetasve të Venezuelës t’u zgjasë leja e qëndrimit për 18 muaj shtesë dhe t’u lejojë atyre qasjen tek lejet e punës përmes programit të Statusit me Mbrojtje të Përkohshme, apo TPS. Ajo la hapur mundësinë që lejet e tyre të qëndrimit të skadojnë gjatë këtij viti.