Presidenti amerikan Joe Biden do të bëjë përpara me transferimin e F-16ave në turqi, në konsultim me kongresin, tha këshilltari për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan të martën. Duke folur para samitit të liderëve të NATO-s, në Lituani, Sullivan tha se presidenti Biden kishte qenë i qartë se ai e mbështet dërgimin e avionëve luftarakë në turqi. “Ai nuk ka lënë asnjë hije dyshimi për këtë...ai kërkon të bëjë përpara me transferimin”, tha Sullivan.