Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka ngritur alarmin të hënën se Rusia dhe Serbia planifikonin diegien e pikave kufitare në veri të vendit, duke konfirmuar kështu përfshirjen e presidentit Vladimir Putin në tensionet mes dy vendeve. Bislimi zbulon përmes një postimi në rrjetin social Facebook se plani u parandalua nga institucionet e Kosovës, në bashkëpunim me partnerët perëndimorë, sidomos me amerikanët.