James Cameron ka shprehur lehtësimin e tij që po bëhet një shtetas i Zelandës së Re pas rizgjedhjes së Donald Trump si president i SHBA, duke thënë se Amerika nën Trumpin është "e ndryshme nga ajo që ka qenë më parë". I pyetur se sa i shqetësuar ishte ai për mandatin e dytë të Trump, regjisori 70-vjeçar tha: “Mendoj se është e tmerrshme … e shoh si një largim nga çdo gjë e denjë. Amerika nuk është asgjë nëse nuk është ajo që ka qenë historikisht. Bëhet një ide boshe dhe mendoj se ata po e zbrazin sa më shpejt që të munden për përfitimin e tyre.” Regjisori i Titanikut ka në pronësi një fermë të madhe në Zelandën e re dhe ka shprehur prej kohësh planet për t'u zhvendosur përgjithmonë atje, pasi ka realizuar filmat e tij Avatar në Ëellington.