Rusia është e gatshme të negociojë me partnerët e saj perëndimorë për Ukrainën, tha ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov të dielën. "Udhëheqja ruse, përfshirë presidentin Vladimir Putin, mbetet e gatshme për negociata mbi Ukrainën", tha Lavrov në një intervistë për një televizion vendas duke shtuar se Moska "do të jetë gjithmonë e gatshme të dëgjojë se çfarë propozimesh kanë partnerët perëndimorë për uljen e tensioneve".