Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç mblodhi kabinetin e ri qeveritar, ku edhe njëherë tjetër paralajmëroi se Serbinë e pret një punë e vështirë përpara, duke nënkuptuar dialogun me Kosovën dhe situatën, sipas tij, kritike të serbëve atje. “Situata e njerëzve tanë atje do të jetë e vështirë dhe do të vështirësohet edhe më tej. Ne do të jemi në krah të tyre, sepse Kurti do të vazhdojë me agresionin ndaj serbëve dhe Europa e Amerika do të vazhdojnë me heshtjen e tyre të zëshme. Fatkeqësisht, askush tjetër nuk ka influencë te autoritetet e Prishtinës”, tha Vuçiç.