Top News – SHBA do paqe në Ballkan! Chollet vjen në Kosovë, ndalesa në Shkup dhe Beograd
08/01/2023 12:39

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, do të vizitojë Kosovën më 11 janar. Ai gjithashtu do të vizitojë edhe Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, njofton DASH-i. Sipas njoftimit, Chollet do të takojë në Prishtinë zyrtarët qeveritarë, liderët e tjerë politikë dhe shoqërinë civile, për t’i diskutuar përpjekjet e SHBA-së për ta ndihmuar avancimin e Kosovës drejt integrimit euroatlantik, “përfshirë këtu arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, që në qendër do ta kishte njohjen reciproke”. Pas Prishtinës, Chollet viziton Beogradin. Atje, më 12 janar, ku përveç sigurisë energjetike, integrimin ekonomik rajonal dhe përparimin e Serbisë drejt synimit për anëtarësim në BE, temë diskutimi do të jetë edhe dialogu Kosovë-Serbi. “Chollet do të diskutojë për rolin e Serbisë në forcim të paqes rajonale dhe sigurisë dhe angazhimin e vazhdueshëm në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për t’i normalizuar marrëdhëniet me Kosovën”, thuhet në njoftim. Para Prishtinës dhe Beogradit, Chollet do ta vizitojë Shkupin. Atje ai do të takohet me liderët qeveritarë për të diskutuar një sërë çështjesh, përfshirë energjinë, ekonominë dhe luftën kundër korrupsionit. Vizita e tij në këto tri shtete, nga 11 deri më 13 janar, sipas DASH-it synon që të “nënvizojë përkushtimin e vazhdueshëm të SHBA-së ndaj paqes, stabilitetit dhe prosperitetit të Ballkanit Perëndimor”. Ndërsa nga data 8 deri më 10 janar, Chollet do të udhëtojë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Më 12 dhjetor, Chollet anuloi vizitën në disa shtete të Ballkanit dhe në Bruksel, pasi doli pozitiv me sëmundjen COVID-19.

Top News – Greqia rrëzon raketat balistike të Iranit / Sistemi Patriot i vendosur në Arabinë Saudite
19/03 14:45
Top News – Pro dhe kundër luftës në Iran. Si u nda rajoni për konfliktin në Lindjen e Mesme
18/03 13:55
Top News – Nga Kosova, në Kroaci e Serbi. Si po ndërhyjnë qeveritë te çmimi i karburanteve
18/03 13:18
Top News – Aksident në vendin e punës. 4 shqiptarë humbin jetën në Vjenë, 1 në gjendje kritike
18/03 10:01
Top News- BE humb durimin me Vuçiç, vjen goditja e parë për Serbinë nga unioni
17/03 22:28
Top News- Kryeministri i Rep. Srpska jep dorëheqje: Qëllimi, të sigurohet legjitimiteti i qeverisë
16/03 18:30
Top News – Një vit nga tragjedia e Koçanit/ Familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi
16/03 15:14
Top News – Greqia hyn në epokën e astronautëve / Shkencëtari i bashkohet trajnimit të ESA-s
16/03 14:15
Top News – Debati për gjuhën shqipe në RMV. Ministri Hoxha telefonatë me homologun maqedonas
16/03 11:13
Top News- Vuçiç blen raketat supersonike nga Kina: Po përgatitemi për sulm nga Tirana, Prishtina e…
13/03 11:01
Top News- ‘Zë i fortë për shqiptarët në Preshevë’/ Begaj: Do garantojmë mbrojtjen e të drejtave
12/03 18:28
Top News- Rama rrëzon pretendimet e Vuçiç/ ‘E ka makth Kosovën, s’ka aleancë kundër Serbisë’
12/03 14:51
Top News-‘5 vendet e BE të njohin Kosovën’/ PE: Dialogu me Serbinë kyç për integrimin
12/03 14:37
Top News- Fluturimet misterioze mes Tel Avivit e Beogradit/ Dyshime për transport armësh në Izrael
11/03 14:48
Top News- Serbë për të trazuar Europën/ Gjykatat serbe: U paguan nga shërbimi i inteligjencës ruse
10/03 10:17
Top News- Rikthimi i shërbimit ushtarak/ Nis rekrutimi i ushtarëve në Kroaci, dy muaj uniformë
09/03 11:07
Top News – Serbia përgatitet për luftë. Vuçiç, 6 mld euro për ushtrinë-Do blejmë gjithçka
07/03 18:00
Top News- ‘Shqipja, gjuhë dytësore’ / Ministrja e Arsimit rikthen retorikën antishqiptare në Shkup
27/02 11:56
Top News – Vritet i mituri shqiptar në Greqi. Sherr me thika mes adoleshentëve, arrestohet greku
27/02 11:33
Top News- ‘Sfidoj edhe SHBA për Kosovën’/ Vuçiç-Asnjë pakt sekret për të njohur Pavarësinë
27/02 11:26
DIGITALB DIGITALB