Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka reaguar se është i zhgënjyer nga njoftimi Shtetet e Bashkuara do t’i shesin Kosovës raketahedhës kundër tankeve, “Javelin”. Kështu thuhet në njoftimin e presidencës serbe pas takimit të udhëheqësit serb Vuçiç me ambasadorin amerikan në Beograd, Chritopher Hill. Sipas komunikatës, ambasadori Hill e njoftoi presidentin Vuçiç për pranimin e kërkesës së Prishtinës për blerjen e raketave kundërtank "Javelin". Ambasadori Hill tha se Departamenti i Shtetit do t'ia dërgojë kërkesën e Prishtinës, Kongresit Amerikan, nga ku fillon procedura zyrtare.