Një avion ushtarak kinez i është afruar deri në tre metra një avioni të forcave të armatosura amerikane, në detin e kontestuar të kinës jugore, javën e shkuar dhe e ka detyruar këtë të fundit të bëjë manovra të rrezikshme për të evituar përplasjen në hapësirë ajrore ndërkombëtare – tha ushtria amerikane. Takimi shumë i afërt pason atë që SHBA e ka quajtur një tendencë në rritje të kohëve të fundit të sjelljeve të rrezikshme nga avionët ushtarakë kinezë.