Koreja e Veriut ka lëshuar “disa raketa të paidentifikuara balistike” të hënën, tha ushtria e Koresë së Jugut. Lëshimi e këtyre raketave ndodhi në të njëjtën ditë kur Seuli dhe Uashingtoni nisën një stërvitje të madhe vjetore ushtarake të njohur si “Mbrojtësja e Lirisë”. “Ushtria jonë ka pikasur rreth orës 13:50 sipas orës lokale, disa raketa të paidentifikuara balistike që u lëshuan nga provinca Hvangae në Detin e Perëndimit”, tha Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë së Seulit.