Kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf, ka paralajmëruar se SHBA-të dhe Izraeli po përgatiten të pushtojnë një nga ishujt e Iranit. "Sipas disa burimeve, armiqtë e Iranit, me mbështetjen e njërit prej vendeve rajonale, po përgatisin një operacion për të pushtuar një nga ishujt e Iranit. Të gjitha lëvizjet e armikut janë nën mbikëqyrjen e forcave tona të armatosura. Nëse ata ndërmarrin ndonjë hap, e gjithë infrastruktura jetësore e atij vendi rajonal do të bëhet cak i sulmeve të pandërprera dhe të pakufizuara", paralajmëroi përmes një njoftimi në platformën sociale X, kryetari i Parlamentit të Iranit.