Ushtria amerikane dhe ajo britanike ndërmorën këtë të enjte sulme ndaj objektivave të përdorura nga grupi i rebelëve Houthi në Jemen. Përmes një deklarate për shtyp, Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden ka thënë se këto sulme janë në përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj sulmeve të paprecedente nga Houthi kundër anijeve ndërkombëtare në Detin e Kuq, përfshirë përdorimin e raketave balistike kundër anijeve për herë të parë në histori.