Deputetët e Kuvendit miratuan me 118 vota pro zgjatjen e madateve të vettingut. Fill pas këtij vendimi, ka reaguar Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca si dhe ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim në Twitter. Soreca shprehet se kjo ishte një votë për të ardhmen e e Shqipërisë në BE, ndërsa shtoi se ky është një moment historik vendimtar drejt përfundimit të reformës në drejtësi.