Top News/ SHBA dërgon trupa në Lindjen e Mesme / Lufta po zgjerohet, Pentagoni merr masa
24/09/2024 11:54

Shtetet e Bashkuara po dërgojnë një numër të vogël trupash shtesë në Lindjen e Mesme pas një intensifikimit të luftimeve mes Izraelit dhe militantëve të Hezbollahut në Liban, tha të hënën zëdhënësi i Pentagonit, gjeneralmajori Pat Ryder. Ryder nuk dha hollësi të tjera mbi numrin e forcave apo rolin e tyre në Lindjen e Mesme. Megjithatë, një zyrtar i lartë amerikan tha se mund të bëhet fjalë për dhjetëra trupa dhe detyra e tyre kryesore do të jetë përgatitja për një evakuiim të mundshëm të qytetarëve amerikanë, nëse do të shpërthente një luftë më e madhe rajonale. Një zyrtar tjetër amerikan theksoi se situata nuk ka arritur ende në pikën kur një evakuuim me ndihmën e ushtrisë i shtetasve amerikanë nga rajoni është i nevojshëm. Nëse nevojitet një evakuiim i qytetarëve amerikanë, mund të përdoret një kontigjent i marinsave amerikanë, që tashmë ndodhet atje dhe mund të realizojë këtë detyrë, tha një tjetër zyrtar. Të gjithë folën në kushte anonimiteti. Ryder, u tha gazetarëve se Pentagoni është një "organizatë planifikuese" që është e përgatitur për një "një numër të madh të rastësive", nëse kërkohet ndihma e ushtrisë amerikane. “Ne kemi prani më të madhe në rajon sot se sa më 14 prill, kur Irani kreu sulmin e tij me dron dhe raketa kundër Izraelit”, tha ai. Njoftimi pason sulmet izraelite ndaj pozicioneve të Hezbollahut brenda Libanit, në të cilat u vranë qindra njerëz. Departamenti i Shtetit ka paralajmëruar qytetarët amerikanë që të largohen nga Libani për shkak të rritjes së rrezikut të një lufte rajonale.

Top Channel/ Kanadaja e Franca sfidojnë Trumpin, hapin konsullatë në Groenlandë
06/02 20:08
Top News – Ka kryer fshehurazi teste bërthamore / SHBA akuzon Kinën: Ka shkelur angazhimet globale
06/02 17:17
Top News – Hapin konsullata në Grenlandë / Kanadaja dhe Franca, mbështetje për Danimarkën
06/02 17:17
Top News – ‘Largohuni nga Irani menjëherë!’ / SHBA urdhëron qytetarët, erë lufte po fryn
06/02 17:16
Top Channel/ Trump nxjerr videon me Obamat si majmunë, reagojnë republikanët!
06/02 15:36
Top Channel/“Motra ime është keq”:Tragjedia, djali telefonoi urgjencën, por dha adresën e gabuar!
06/02 14:41
Top News – Sulmon anijen pranë Kolumbisë / SHBA godet sërish, dyshohej për trafik droge
06/02 14:26
Top News – NEW START skadoi, asnjë kufizim / SHBA ‘do’ edhe Kinën, marrëveshje të re shumëpalëshe
06/02 14:17
Top News – Më shumë stuhi të frikshme po vijnë…Shpërthejnë lumenjtë, kaos në Spanjë e Portugali
06/02 14:11
Top News – Mbështet ‘Zonjën e Hekurt’ të Japonisë / Trump ndërhyn para zgjedhjeve të së dielës
06/02 13:53
Top News – ‘Gëlon’ spiunazhi rus në Arktik / Shërbimi Norvegjez i Sigurisë lëshon alarmin
06/02 13:53
Top News – ‘Turqia rrëmben gjysmën e Egjeut’ / Greqia në alarm, të hënën mblidhet Këshilli Suprem
06/02 13:08
Top News – Energji në epokën e IA, plani i Trump / Kërkohen ‘vullnetarë’ për mbetjet bërthamore
06/02 12:01
Top News – I radhës në shënjestrën e Putinit!? Qyteti rusishtfolës në BE, i bllokuar midis dy botëve
06/02 12:00
Top News – USS Abraham Lincoln përballë Iranit / SHBA, bisedime diplomatike në mes të tensioneve
06/02 11:59
Top News – ‘Turqia rrëmben gjysmën e Egjeut’ / Greqia në alarm, të hënën mblidhet Këshilli Suprem
06/02 11:50
Top News – Ukraina ‘atentat’ në mes të Moskës / Gjenerali i Putinit në shënjestër, gjendje kritike
06/02 11:43
Top Channel/ Bisedime “me pistoletën në kokë”/ Sot tryeza SHBA-Iran, Trump shton trupat në rajon!
06/02 11:41
Top Channel/ Qëllohet në Moskë gjenerali i lartë rus: Ishte në bisedimet e Abu Dhabit!
06/02 11:39
Top Channel/ Tensione të reja në Egje: Debat për “Navtex” përpara takimit Erdogan-Mitsotakis!
06/02 11:38
DIGITALB DIGITALB