Komanda e Kombeve të Bashkuara në Gashiullin Korean njoftoi se ka filluar komunkimin me Phenianin për ushtarin amerikan që javën e kaluar kaloi kufirin me vrap në drejtim të Koresë së Veriut. Largimi i ushtarit ndodhi në një kohë tensionesh të larta në Gadishullin Korean, ku ritmi i demonstrimit të armëve të Koresë së Veriut dhe stërvitjeve të kombinuara ushtarake të Shteteve të Bashkuara me Korenë Jugore janë intensifikuar. Seuli njoftoi se një nëndetëse e dytë amerikane ka mbërritur në Korenë e Jugut brenda pak ditësh.