Imigrantët e arrestuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës po transportohen me aeroplanë ushtaraë. “Fluturimet për dëbim kanë filluar”, shkroi të premten në platformën X zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt. Ky veprim vjen vetëm pak ditë pasi presidenti Donald Trump u inaugurua në Shtëpinë e Bardhë, ku më pas rivendosi politikën “Qëndroni në Meksikë”, e cila detyron disa azilkërkues në kufirin jugor të presin në Meksikë për seancat e tyre në gjykatën e emigracionit në SHBA.