Nuk kanë kaluar as 1 javë orë nga takimi në Ohër por presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic, ka tentuar ta bindë opinionin se aneksi i marrëveshjes me Kosovën nuk është i detyrueshëm, sepse nuk e ka nënshkruar. Por, me të njëjtën shpejtësi mbërritën edhe mohimet nga Bashkimi Evropian dhe Amerika, zyrtarët e të cilëve thonë se marrëveshja është e vlefshme edhe pa firmën e Vucic.