Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, tha të martën se Shtetet e bashkuara të amerikës duhet të ndërtojnë një bazë ushtarake në veri të Kosovës. Vetëm në këtë mënyrë, sipas saj, mund të ndalet lufta gjeopolitike e Serbisë dhe Rusisë, ndaj Kosovës dhe Ballkanit perëndimor.