Kryeministri i Polonisë u bëri thirrje të hënën "miqve" që të respektojnë aleatët e tyre dhe të mos jenë arrogantë, në një postim në X i cili nuk përmendi askënd shprehimisht, por erdhi një ditë pas një përplasjeje të pazakontë në mediat sociale mes zyrtarëve të lartë amerikanë dhe polakë në lidhje me Starlink. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, akuzoi ministrin e Jashtëm të Polonisë, Radoslaë Sikorski, se po "sajonte histori" dhe sugjeroi të dielën se ai ishte mosmirënjohës, një qortim i ashpër ky pasi Sikorski tha se Ukraina mund të ketë nevojë për një alternativë ndaj shërbimit satelitor Starlink të Elon Musk pasi ai po bëhet i pabesueshëm.