Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden miratoi të mërkurën paketën që parashikon 95 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin. Pas firmosjes së projekt-ligjit që u miratua në Senat, pas shumë muaj debatesh mes demokratëve dhe republikanëve, Biden tha se tashmë bota do të jetë më e sigurt. Ai njoftoi gjithashtu dhe nisjen e pajisjeve ushtarake për Ukrainën që prej disa kohësh ndodhet në vështirësi në frontin e luftës për shkak të mungesës së armatimeve. “Ajo i jep mbështetje jetike partnerëve të Amerikës që mënyrë që ata të mund të mbrohen përballë kërcënimeve ndaj sovranitetit të tyre, jetës dhe lirisë së qytetarëve të tyre