Presidenti amerikan, Joe Biden, dhe ligjvënësi kryesor republikan ranë dakord të martën të vazhdojnë bisedimet që synojnë arritjen e një marrëveshjeje për rritjen e tavanit për borxhin prej 31.4 trilionë dollarësh. Zyrtarët kanë afat edhe tri javë për të arritur marrëveshje ose vendi do të hyjë në procesin e paprecedent të falimentimit. Për një orë e gjysmë, në Zyrën Ovale, demokrati Biden, dhe kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani Kevin McCarthy, diskutuan për një marrëveshje të mundshme para afatit të skadencës, më 1 qershor.