Këngëtarja kolumbiane, Shakira la mënjanë mosmarrëveshjet me ish-partnerin e saj, Gerard Piqué dhe u bashkuan, por për të festuar ditëlindjen e djalit të tyre të madh, Milanit. Mediat spanjolle raportojnë se ata janë bashkuar për ditëlindjen e 10-të të djalit. Shakira organizoi një festë me miqtë e ngushtë dhe anëtarët e familjes në shtëpinë e saj.