Një shaka e një komediani kinez, që i referohej përciptazi një slogani të përdorur për të përshkruar ushtrinë e vendit, i ka kushtuar një kompanie argëtimi më shumë se 2 milionë dollarë, pasi ajo u gjobit nga autoritetet me një shifër të ekzagjeruar. Ndëshkimi i kushtueshëm nënvizon linjën delikate që komedianët duhet të ndjekin në kinën shumë të censuruar, ku politika është rrallë herë një temë për të qeshur, dhe pasojat e rënda për të gjithë ata në industrinë e argëtimit që guxojnë të dalin nga linja.