Kombëtarja e vajzave ka vijuar punën për dy ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2027 që do të zhvillohet në Brazil. Vajzat kuqezi do të kenë përballë në këto ndeshje Uellsin, një prej kundërshtareve më të forta të grupit. Trajneri Armir Grima theksoi se skuadra që ai drejton është e vetëdijshme për vështirësinë e ndeshjes, por është e motivuar për të dhënë maksimumin dhe për të synuar një rezultat pozitiv. Ne e njohim forcën e Uellsit, e dimë çfarë kundërshtari kemi përballë dhe pretendimet që ka Uellsi në grup. Megjithatë ne po bëjmë përpjekjet tona që të arrijmë të bëjmë një përfaqësim sa më dinjitoz aty dhe të arrijmë të marrim diçka spese ndoshta atëherë kur mendohet që kundërshtari është shumë i fortë, na del më e lehtë që të marrim një rezultat pozitiv që ne e presim Tekniku shkodran më pas foli edhe për gjendjen e skuadrës duke nënvizuar rëndësinë e unitetit të skuadrës, pavarësisht mungesave.