Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij, Albin Kurti u bënë bashkë në Slloveni, ku shtrënguan duart në darkën që parapriu konferencën vjetore ndërkombëtare të Forumit Strategjik të Bled që këtë vit mban titullin " Solidariteti për Sigurinë Globale ". Sipas axhendës temat e diskutimit të forumit dy ditor janë: Transformimi dixhital i Ballkanit Perëndimor, lidershipi i qëndrueshëm, inovativ dhe industrial, liria e medias dhe censura si dhe siguria kibernetike.