Ekonomia shqiptare po kalon një fazë riorientimi sektorial që ka përmirësuar rritjen ekonomike, por njëkohësisht po shtron sfida të reja. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha sot në hapje të Ëorkshop-it të Kërkimeve Ekonomike për Evropën Juglindore se ky proces po shpejton rritjen ekonomike dhe po përmirëson pozicionin e jashtëm, por nga ana tjetër po ushtron presion mbi tregjet e punës dhe po trazon ekuilibrat e vendosura ndër vite. Guvernatori tha se ekonomia dhe sistemet tona financiare janë nën presion nga faktorw tw jashtwm e tw brendshwm, qw nga luftërat, tensionet gjeopolitike në rritje, ndryshimet demografike, përshkallëzimi i ngjarjeve ekstreme klimatike, inteligjenca artificiale dhe digjitalizimi i financave e parasë.