Kombëtarja shqiptare udhëton drejt Varshavës për sfidën shumë të rëndësishme me Poloninë të vlefshme për gjysmëfinalet e Botërorit 2026. Portieri i kuqezinjve ka folur për fifa.com në lidhje me këtë ndeshje, rëndësinë e trajnerit Sylvinho dhe shanseve për një kualifikim të mundshëm historik në fazën finale të Kupës së Botës. ‘Për ne nuk është një gjysmëfinale. Është një ndeshje thelbësore sepse mund të shkruajmë vërtet historinë për Shqipërinë, për një popull të tërë. Përfaqësimi i vendit tonë në një botëror, për më tepër në Amerikë ku jetojnë shumë shqiptare, do të ishte një ëndërr, jo vetëm për mua, por për të gjithë-tha ndër të tjerat në intervistën e tij Strakosha