Mbrëmja e 31 marsit është mbrëmja e madhe e Kosovës që do të zbresë në fushën e lojës për të zhvilluar sfidën me Turqinë me synimin që të shkruajë historinë dhe për të prerë biletën për në Botërorin e kësaj vere. Trajneri i Dardanëve Franco Foda deklaroi se të dyja skuadrat kanë shanse të barabarta për të fituar këtë ndeshje Franco Foda: Turqia është skuadër shumë e fortë. Ka lojtarë individualë si Yildiz, Guler, Çalhanoglu. Ka shumë kualitete, por edhe ne i kemi. Shanset janë 50-50, do të bëjmë të pamundurën, do të japim gjithçka që ta fitojmë ndeshjen. Nuk mund të bëj parashikim sa do të zgjasë loja nesër. Ka mundësi të shkojë 120 minuta dhe të ketë penallti. E rëndësishme është që jemi të përgatitur për të gjithë skenarët”. Foda shtoi se ai dhe futbollistët e tij i njohin pikat e forta dhe të dobëta të Turqisë ndërkohë që foli edhe për entuziazmin që mbizotëron te Kosova