Një konflikt I cili mund të kthehej në tragjedi është regjistruar në Vlorë, por fatmirësisht pa të lënduar. Dë vëllezërit Beniamin dhe Eduart Kondi janë konfliktuar me njëri-tjetrin për hapësirën e plazhit. Kjo për faktin se cili prej tyre do ta kishte nën administrim. Ka qenë vëllai I vogël Eduarti I cili ka shtënë disa herë me pistoletë në drejtim të Beniaminit, e më pas është larguar me shpejtësi. Ngjarja është regjistruar pranë biznesit që familja Kondi ka, ndërsa ka tmerruar turistët vendas dhe të huaj. Ata tregojnë momentet e tmerrit, ndërsajanë mundur të fshihen, ndërsa me qetësimin e situatës braktisën plazhin.