Gumëzhima e bletëve, aroma e livandos, ndriçimi i ditëve të verës: në Provence të Francës, rritësit e bletëve janë në mesin e sezonit migrator, një garë kundër kohës që shpresohet të sjellë më shumë se një mijë tonë mjaltë tepër të vecantë. “Në Val de Durance, ne pothuajse nuk kemi fare polen, ndaj ndjekim evolucionin e kolonisë, shkojmë deri lart në mal e pastaj zbresim në fushat me lule livandoje. Kolonitë nuk zhvillohen mirë nëse mbeten sedentare”. “Kur e provon, ai të djeg fytin, mjalti i livandos është vërtet shumë i vecantë”.