Dy vatra zjarri në kodrat e fshatit Peshtan, zjarri fillimisht ka rënë në toka me shkurre e me pas i ndihmuar dhe nga era është përhapur në tokat e mbjella me ullinj, duke rrezikuar dhe disa banesa aty pranë. Banorë të zonës dhe zjarrfikës janë duke punuar për fikjen e zjarrit. Nuk dihet akoma nga se mund të jetë shkaktuar zjarri.